Grupi protestues rus djeg portretin gjigant të Vladimir Putinit

03 shkurt 2023 | 08:17

Grupi protestues dhe muzikor “Pussy Riot” ka djegur një portret të madh të Vladimir Putinit.

Disa anëtarë të grupit nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia morën pjesë në video gjersa dëgjohen duke iu drejtuar liderit rus, “Mund të na heqësh lirinë, por nuk mund të na heshtësh”.

Ata u kërkuan fansave të tyre që të bashkohen me lëvizjen e tyre kundër diktatorit më të rrezikshëm të gjallë në planet.

Videoja u organizua nga 33-vjeçarja, Nadezhda Tolokonnikova, një mërgimtare ruse e cila u burgos në vitin 2012 për pjesëmarrje në një protestë të madhe kundër presidentit rus të mbajtur në një katedrale në Moskë.

Në videon e shkurtër të quajtur “Hiri i Putinit”, grupi shtyp një buton që “neutralizon Vladimir Putinin” dhe i vënë zjarrin një imazhi të të parit të shtetit të Rusisë. Hiri i këtij imazhi më pas vendoset në kavanoza të vegjël. Reklama

Ndryshe, teksti i fuqishëm i këngës flet për hakmarrjen ndaj Putinit, i cili ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin 2022, kriminelët mashtruan qytetarët gjermanë me miliona euro.…