Daut Haradinaj: Ligji i Pagave nuk i përmbush kërkesat e policëve

03 shkurt 2023 | 14:03

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të reflektojë lidhur me pagat e Policisë së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se trajtimi i tyre në Ligjin e pagave nuk i përmbush nevojat që ata kanë.

“Çdo herë, Policia e Kosovës është në krye të detyrës. Ne, me të drejtë krenohemi me punën e tyre. Por, trajtimi i tyre në Ligjin e Pagave as për së afërmi nuk i përmbush nevojat e tyre. Shumë prej tyre më kanë shkruar, të zhgënjyer me nivelin e trajtimit që ju jep ky ligj. Edhe pse pritej që t’iu rritet paga, me ligjin e ri për shumë pjesëtarë madje parashihet edhe ulja e tyre. Kryeministër, reflekto”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agon Ramadani është emëruar përzgjedhës i Përfaqësueses A të Kosovës…