Pacolli në SHBA: Kosova i respekton të drejtat fetare të të gjitha komuniteteve

26 korrik 2018 | 22:04

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë në konferencën për liritë fetare në Washington, ku ishte i ftuar nga sekretari i shtetit, Mike Pompeo.

Ai ka thënë se Kosova është një vend në të cilin respektohen plotësisht liritë fetare të të gjitha komuniteteve, duke shtuar se të gjithë jetojnë në harmoni dhe bashkëjetesë.

“Harmonia ndër-fetare është parim për të cilin jemi kujdesur me shekuj dhe nuk kemi lejuar që ideologjitë dhe sistemet politike ta thyejnë atë”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.

Pacolli ka shtuar se Kosova është përkushtuar shumë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe se është duke u punuar për një Ligj modern për liritë dhe të drejtar fetare.

“Një nga përkushtimet tona ka qenë që të ndërtojmë Kosovën si shtet laik DHE për të ndarë në mënyrë të qartë dhe të vendosur çështjet shtetërore nga ato fetare”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka falënderuar Shtetet e Bashkuara për ndihmën që i kanë dhënë vendit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me lot në sy, por ka shumë falënderime për të…