15.5 milionë euro më shumë të hyra për muajin janar

04 shkurt 2023 | 08:55

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se muaji i parë i këtij viti ka reflektuar me të hyra të konsiderueshme tatimore, çka nënkupton se është një nismë e mbarë në realizimin e projeksionit për këtë vit.

“96.7 milionë euro tatime, janë të hyrat e muajit janar që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 15.5 milionë euro apo 19.2%. Ndërsa, kontributet pensionale janë 18 milionë euro”, ka njoftuar ATK-ja.

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se këtë vit përveç prioriteteve kryesore që ka në mbledhjen e të hyrave, borxheve dhe vazhdimin e avancimit të shërbimeve profesionale për tatimpagues, ka në synim edhe implementimin e Planit Strategjik, implementimin e projekteve për përmirësimin e përmbushjes në sektorët me rrezik, etj.

“ATK falënderon tatimpaguesit për kryerjen e detyrimeve tatimore, në të njëjtën kohë kërkon nga ta që të vazhdojnë të jenë kontribues në zhvillimin e vendit tonë”, ka njoftuar ATK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njofuar se sot do të…