‘Vuçiqi është rrugës për ta pranuar një marrëveshje që përfshinë Kosovën në OKB’

05 shkurt 2023 | 13:21

Nëse gjykojmë nga disponimi i Aleksandër Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë edhe momentet e pambuluara të zemërimit se ka rezistencë ndaj propozimit evropian për Kosovën, mund të konkludohet se ai është në rrugën e pranimit të një zgjidhjeje që do të përfshinte një ulëse për Kosovën në Kombet e Bashkuara (OKB). Kështu ka thënë gazetari serb Boshko Jakshiq në një intervistë për “FoNet”.

Me rastin e debatit të fundit parlamentar për dialogun në Kuvendin e Serbisë, Jakshiqi ka analizuar paraqitjen e Vuçiqit. I pyetur nëse propozimi franko-gjerman do të thoshte “dorëzim” dhe “tradhti” siç thonë në Serbi, Jakshiq ka përmendur se zyrtarët serbë duhet të kërkojnë leje për të hyrë në Kosovë

“Për çfarë tradhtie, dorëzimi apo shitjeje po flasim kur nuk kemi çfarë të tradhtojmë, të shesim apo të dorëzojmë? Kosova nuk është territor i Serbisë. Kosova është shkëputur”, ka thënë Jakshiqi.

Ai nuk ka hezituar të deklarojë Serbia humbi në luftën e vitit 1999.

“Refuzimi i vazhdueshëm i realitetit i çon të dyja palët në një rrugë pa krye”, ka thënë Jakshiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është e…