Çështja e asociacionit, Bugajski: Uashingtoni dhe Brukseli po ndezin një tjetër fitil ballkanik duke ushtruar presion mbi Kosovën

05 shkurt 2023 | 14:08

Analisti amerikan, Janusz Bugajski, është shprehur se ShBA-ja dhe BE-ja po ndezin një fitil ballkanik, siç ka theksuar ai, duke ushtruar presion mbi Kosovën për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një shkrim për “The Geopost” ai ka thënë se ithtarët e asociacionit pretendojnë se nuk do të cenojë kushtetutën e Kosovës, por sipas tij një gjë e tillë në praktikë mund të ketë pasoja serioze negative.

“Uashingtoni dhe Brukseli po ndezin një tjetër fitil ballkanik duke ushtruar presion mbi Prishtinën për të krijuar një Asociacion të Komunave me shumicë Serbe (AKS). Edhe pse ithtarët e AKS-së pretendojnë se ajo nuk do të cenojë kushtetutën e Kosovës dhe as nuk do të kërcënojë pavarësinë e saj dhe institucionet demokratike, në praktikë ajo mund të ketë pasoja serioze negative si në vend ashtu edhe në rajon”, ka shkruar Bugajski.

Bugajski ka thënë se çdo marrëveshje e bazuar kryesisht në përkatësinë etnike në të cilën shteti fqinj nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ai u shpreh se është një recetë për konflikt.

“Çdo marrëveshje e bazuar kryesisht në përkatësinë etnike në të cilën shteti fqinj nuk e njeh pavarësinë e Kosovës është një recetë për konflikt. Komunat ekzistuese me shumicë serbe tashmë i ofrojnë pakicës përfaqësim lokal, të drejtën për të emëruar policë, arsimim në gjuhën serbe dhe shumë përfitime të tjera”.

“Në të njëjtën kohë, Beogradi minon integritetin e Kosovës përmes institucioneve të saj ‘paralele’ në veri të vendit dhe ndërhyn drejtpërdrejt në politikën e Kosovës duke kontrolluar Listën Serbe, partinë që ka kompetenca joproporcionale në parlament dhe ministra të garantuar në qeveri. Subversioni është gjithashtu i dukshëm në rrjetet kriminale ndërkufitare, dezinformimin mediatik dhe lehtësimin e depërtimit rus”, ka shkruar Bugajski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka…