Tahiri: Pranuam pasqyrat individuale nga Trusti, mbi 80 për qind e investimit për vitin 2022 ka humbur

05 shkurt 2023 | 14:40

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se i gjithë kontributi i vitit në Trust, mbi 80 për qind e investimit për vitin 2022 ka humbur.

Sipas tij, vërehet se rreth 6 për qind e kontributit total ka humbur vetëm gjatë vitit që lamë pas.

Në këtë situatë, ai përmend faktin e moskalimit të Trustit në Kuvend.

“A keni fije turpi kur vendosët që t’i privonit qytetarët e Kosovës që në këtë kohë krize të paparë t’i tërheqin një pjesë të kursimeve të tyre. Ku mbeti arsyetimi juaj kur thonit se po i mbrojmë investimet e qytetarëve, kur sot u vërtetua se gati i gjithë kontributi i vitit 2022 rezultoi me humbje dhe atë si rezultat i paaftësisë tuaj!?”,ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Postimi i plotë i Tahirit:

Qytetarë të nderuar,

Këtë javë pranuam pasqyrat individuale të Trustit Pensional dhe për habi pothuajse i gjithë kontributi i këtij viti, më saktë, mbi 80% e investimit për vitin 2022 ka humbur.

Nga një analizë e thjeshtë vërehet se rreth 6% e kontributit total ka humbur vetëm gjatë vitit që lamë pas.

Dhe tani kam një pyetje për Kryeministrin Kurti: A keni fije turpi kur vendosët që t’i privonit qytetarët e Kosovës që në këtë kohë krize të paparë t’i tërheqin një pjesë të kursimeve të tyre. Ku mbeti arsyetimi juaj kur thonit se po i mbrojmë investimet e qytetarëve, kur sot u vërtetua se gati i gjithë kontributi i vitit 2022 rezultoi me humbje dhe atë si rezultat i paaftësisë tuaj!?

E keni “helmu” popullin me pollavra, me tema koti, përderisa ekonomia është para bankroti e sektori publik para kolapsi, ju bëni filma!

Boll Ma!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi  Vedat Muriqi, i ka shënuar supergol me kokë Real…