“Lëvizje politike anti-shtet”, Selmanaj: Koalicioni Kurti-Osmani, tash e 10 muaj e ka lënë Kosovën pa Kryeprokuror

05 shkurt 2023 | 20:23

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj thotë se koalicioni Kurti-Osmani, tash e 10 muaj e ka lënë Kosovën pa Kryeprokuror të shtetit, pa pozitën më të rëndësishme në sistemin prokurorial.

“Po ashtu qe 6 muaj e ka lënë Policinë e shtetit, pa Drejtor të përgjithshëm të saj, pa pozitën më të rëndësishme në zinxhirin komandues të institucionit që mban përgjegjësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës.

Të dy këto digastere shumë të rëndësishme për luftimin e krimit dhe korrupsionit, tash e sa muaj udhëhiqen me ushtrues detyre”, thotë ai.

Siç vlerëson deputeti Selmanaj, presidentja abuzon me “afatin e arsyeshëm” për dekretimin apo refuzimin e kandidatit të propozuar për Kryeprokuror.

“Nga ana tjetër Albin Kurti dhe Xhelal Sfeqla, ende nuk po arrijnë ta gjejnë personin e “përshtatshëm” dhe të “qëndrueshëm” që do i shërbente me lojalitet atyre.

Nuk mund pritet më shumë nga një Lëvizje politike anti shtet!”, përfundon Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Blerim Latifi, ka folur për emisionet televizive dhe…