Zjarrfikësit pezullojnë protestën për afat të pacaktuar

27 korrik 2018 | 11:12

Këshilli protestues në koordinim me Kryesinë e Sindikatës së Zjarrfikësve, ka njoftuar se ka pezulluar protestën për një afat të caktuar.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Sindikatës së Zjarrfikësve është thënë se pritjet për plotësimin e kërkesave nuk janë realizuat përpos se në mbledhjen e Qeverisë është themeluar një komision ndërqeveritar, i cili do të merret me rregullimin e statusit të zjarrfikësve.

“Kemi pritur që Qeveria do të ndajë mjete dhe urgjentisht të reagoj në plotësimin e kërkesave për të cilat presim me dekada. Ne e përkrahim formimin e komisionit, por konstatojmë se nuk është problemi tek statusi i pazgjedhur siç aludohet, se me rregullimin e statusit do të zgjidhen problemet e zjarrfikësve. Statusi i padefinuar mund të themi se nuk është problemi që ne diskriminohemi në forma të ndryshme dhe që nuk u plotësuan kërkesat tona që nga pas lufta. Kjo gjendje e krijuar është si pasojë e mos implementimit të ligjeve”, ka njoftuar Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sportistët më të suksesshëm në Kosovë, xhudistët, prej nesër do…