Ancelotti: Humbje e rëndë, e pamerituar

06 shkurt 2023 | 12:26

Real Madrid pësoi një goditje të fortë në garën për titull. Ekipi i Carlo Ancelottit pësoi humbje ndaj Mallorcas.

“Një disfatë e rëndë, shumë e vështirë. Nuk kishim fat ta administronim si duhej, pësuam edhe një gol të shpejtë. Meritonim të paktën një barazim, gabuam një penallti ndërsa nuk shfrytëzuam mirë disa raste”, ka thënë trajneri Carlo Ancelotti.

Pas kësaj humbje të Realit ka përfituar Barcelona që e mposhti Sevillën dhe shkoi në tetë pikë diferencë nga vendi i dytë, Real Madrid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e portës së Turqisë dhe klubit Fenerbahçe, trajneri aktual…