Presidentja Osmani autorizon FSK-në për të ofruar ndihmë në Turqi

06 shkurt 2023 | 19:29

Presidentja Vjosa Osmani ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për ndihmë Republikës së Turqisë në tejkalimin e pasojave të tërmeteve të sotme

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj kushtetuese, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar humanitar në Republikën e Turqisë për t’i mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke për tejkalimin e pasojave tragjike të tërmeteve të sotme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe ka deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e nevojshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin…