Presidentja Osmani udhëton për Mal të Zi, e pret Gjukanoviqi

07 shkurt 2023 | 08:00

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, më 7 dhe 8 shkurt do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Presidentja Osmani sot do të pritet nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, me nderimet më të larta shtetërore.

Pas takimeve me delegacionet, presidenti Gjukanoviq dhe presidentja Osmani do të flasin për medie.

Në të njëjtën ditë, presidenti i Malit të Zi dhe presidentja e Republikës së Kosovës do të marrin pjesë në panelin presidencial “Zhvillimi i ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor: Sfidat për paqen dhe stabilitetin në dritën e krizës rajonale dhe globale”, organizuar nga Lëvizja Evropiane në Mal të Zi.

“Në vazhdim të vizitës, presidenti Gjukanoviq do të shtrojë një darkë zyrtare në Podgoricë për nder të mysafirës, ku do të marrin pjesë liderët e partive politike shqiptare në Mal të Zi”, njofton Zyra e Presidencës e Malit të Zi.

Në ditën e dytë të vizitës, presidentja e Republikës së Kosovës do t’i vizitojë komunën e Tuzit dhe Ulqinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prifti ortodoks shqiptar At Nikolla Xhufka ditë më parë shkoi…