Shumica e ndërtesave të shkatërruara në Turqi të ndërtuara para vitit 1998

07 shkurt 2023 | 08:19

Turqia dhe Siria janë duke kaluar një tragjedi, pasi tërmeti me magnitudë 7.7, i pari në shekullin e fundit, ka sjellë dëme në njerëz dhe infrastrukturë.

Si të mos mjaftonin lëkundjet e mëngjesit, gjatës mesditës së djeshme një tërmet i fortë lëkundi zonën juglindore të Turqisë duke sjellë akoma më shumë dëm.

Deri më tani raportohet për mbi 4 300 viktima në dy shtetet, por ky numër pritet të rritet në vijim.

Sipas drejtorit të Qendrës së Kërkimit të Tërmeteve të Universitetit Akdeniz, prof. dr. Ramazan Ozçelik, shumica e ndërtesave të shkatërruara janë atë të ndërtuara para vitit 1998.

“Shumica e ndërtesave të shkatërruara sot janë të ndërtuara para vitit 1998. Sasia e betonit dhe hekurit në këto struktura është e pamjaftueshme”, shpjegoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot vendi jonë do të ndikohet nga masat e thata…