Publikohet video kur foshnja lindi nën rrënojat e tërmetit, nëna vdiq

07 shkurt 2023 | 08:32

Një foshnjë ka lindur në Alepo të Sirisë mes rrënojave të shkaktuara nga tërmeti në juglindje të Turqisë.

Nëna e foshnjës ka humbur jetën nën rrënoja, ndërsa i porsalinduri është nxjerrë me nxitim për t’u çuar në një vend më të sigurt.

Goditja e parë ishte 7.8 ballë, e pasuar nga qindra pasgoditje 2 prej të cilave 7.5 ballë.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportimet nga Turqia për atë që ndodhi gjatë tërmetit vdekjeprurës…