![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/02/3FFFFEC4-250D-423D-93A1-E3ACD83CA19C.jpeg)
Deputeti serb kapet nga kamerat duke shikuar filma për të rritur
07 shkurt 2023
| 10:16
Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) Zvonimir Steviq është filmuar në Parlamentin serb duke parë filma për të rritur në telefonin e tij.
Në video, deputeti Steviq shihet duke mbajtur një telefon nën stolin e parlamentit në të cilin po shikonte film pornografik, raporton Danas.
Videoja është shfaqur në Twitter, ndonëse ende nuk është konfirmuar vërtetësia e taj, si dhe koha kur është realizuar.