Abdixhiku: Po hyjmë në vitin e tretë të qeverisjes, me premtime të dhëna e të pabëra

07 shkurt 2023 | 11:18

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka postuar një video në “Facebook” përmes së cilës kritikon qeverisjen e Albin Kurtit.

“Po hymë në vitin e tretë të qeverisjes, me përplot premtime të dhëna e të pabëra”, ka theksuar Abdixhiku.

Ai ka thënë se vendi është në krizë nga kjo qeverisje.

Sipas Abdixhikut, të rinjtë po largohen nga vendi, e sistemi shëndetësor është në krizë dhe kostoja e jetesës çdo ditë po rritet.

“Gjatë ditëve në vijim do t’i numërojmë ato, si rikutjim i ndryshimit që nuk po ndodhë në Kosovë”, është shprehur lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Dëgjojeni mesazhin e tij të plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me nderime të larta shtetërore është pritur presidentja e Kosovës,…