Queiroz emërohet trajner i Katarit

07 shkurt 2023 | 16:27

Carlos Queiroz është trajneri i ri i kombëtares së Katarit. Ka qenë vetë federata e këtij vendi që ka zyrtarizuar atë si drejtuesin e ekipit kombëtar.

Tekniku portugez do të marrë vendin e lënë bosh nga trajneri spanjoll Felix Sanchez, kontrata e të cilit nuk u rinovua pas eliminimit nga faza e grupeve në Botërorin e fundit që Katari luajti në shtëpi.

70-vjeçari Queiroz nis një aventurë të re, pas eksperiencës në krye të Iranit, skuadër me të cilën mori pjesë në tre Kupa Bote radhazi (në vitet 2014, 2018 dhe 2022).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humoristi i njohur nga Kosova, Vedat Bajrami pak javë më…