Fatmir Limaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

07 shkurt 2023 | 19:38

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është emocion i veçantë që në vigjilje të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës t’i vizitojë dhe t’i urojë për këtë përvjetor themeluesit dhe ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.

Limaj ka thënë se “kjo është sprova e radhës e tyre dhe siç janë të bindur ata në triumfin e drejtësisë, ashtu jemi të bindur edhe ne se do të dalin fitimtarë e faqebardhë nga ky proces gjyqësor”.

Limaj ka publikuar një fotografi me vëllain Demirin, Sabit Shalën (Kleçkën) dhe Ali Xhyliqin, para hyrjes në burgun e Hagës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanadaja ka ndarë 10 milionë euro në ndihmë të të…