Limaj: Baca Adem do ta kujtojmë gjithmonë rezistencën dhe sakrificën tënde

27 korrik 2018 | 13:29

Zëvendëskryeministri dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë homazhe pran arkivolit të Adem Demaçit.

Limaj ka thënë se sot Kosova nderon heroin kombëtar, Adem Demaçi.

“Kështu shqiptarët dinë t’i nderojnë njerëzit e mëdhenj. Baca Adem, sot populli yt po shpreh dhimbjen dhe mirënjohjen në respekt të veprës tënde që ti bëre për ne. Baca Adem, ishe dhe mbetesh udhërrëfyesi më i mirë për djemtë dhe vajzat e reja që duan ta nderojnë vendin dhe kombin e vet. Do ta kujtojmë gjithmonë rezistencën dhe sakrificën tënde. Ngushëllime familjes, bashkëveprimtarëve dhe gjithë kombit. U prehsh në paqe, hero i kombit!”, ka thënë Limaj.

Fotografia e NISMA Socialdemokrate

Fotografia e NISMA Socialdemokrate

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua nga Japonia ka ndërruar jetë në moshën 117-vjeçare,…