Barça e kërkon portierin e Liverpoolit

27 korrik 2018 | 13:41

Barcelona është duke konsideruar seriozisht një ofertë për portierin e Liverpool, Simon Mignolet.

Belgu 30-vjeçar ka humbur vendin e titullarit në Anfield dhe aktualisht është portieri i tretë në dispozicion të Jurgen Klopp pas Alisson dhe Karius.

Mongolet do të ishte rezerva e Andre ter Stegen te Barcelona.

“Marca” pretendon se ai mund të zëvendësojë Jasper Cullessen, i cili pritet të largohet nga gjigantët katalanas për të luajtur si titullar diku tjetër. Besiktas gjithashtu është duke vëzhguar me kujdes situatën e Mignolet, ndërsa Barça gjithashtu mendohet se mund të provojë edhe për portierin e Wolfsburg Koen Casteels.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën patronatin kryetarit të Komunës së Juniku, Agron Kuçi, është…