![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/02/D461B491-866B-4F49-9F9F-07C5405A2266.png)
Real Madridi kualifikohet në finalen e Kupës së Botës për Klube
09 shkurt 2023
| 00:51
Klubi spanjoll Real Madridi, ka arritur që të kualifikohet në finale të Kupës së Botës për Klube.
“Los Blancos” triumfuan 1:4 ndaj Al Ahlyt në gjysmëfinale.
Vinicius Junior kaloi madrilenët në epërsi në minutën e 42-të të ndeshjes.
Në minutën e 46-të, Valverde dyfishoi epërsinë e Real Madridit.
Al Ahly u rikthye, duke ngushtuar epërsinë në minutën e 65-të nëpërmjet Maaloul që shënoi nga penalltia.
Modric në minutën e 87-të e humbi penalltinë, para se në minutën e dytë shtesë Rodrygo të shënonte për 1:3.
Krejt në sekondat e fundit të ndeshjes, Arribas realizoi për 1:4
Në finale, Real Madridi do të përballet me Al-Hilal.