Bajrami: Caktimi i vlerës së koeficientit është ulje e pagave për një pjesë të zyrtarëve publikë

09 shkurt 2023 | 15:13

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka folur në Kuvendin e Kosovës për përcaktimin e vlerës së koeficientit prej 105 eurove dhe inflacionin që po ndodhë ditëve të fundit në Kosovë.

Ajo ka thënë se me përcaktimin e kësaj vlerë të koeficientit dhe ligjit të ri të pagave ka rënie të pagës.

Bajrami ka thënë se LDK-ja nuk është pajtuar me vlerën e koeficientit prej 105 eurosh, pasi sipas saj në këtë kohë krize, qeveria me këtë përcaktim të kësaj vlere ka thyer premtimin për të ndihmuar qytetarët e vendit ën rritjen e kostos së jetesës.

“Përcaktimi i kësaj vlerë të koeficientit është ulje e pagave për një pjesë të konsiderueshme të zyrtarëve në sektorin publik”, ka thënë Bajrami.

Më tutje, ajo ka theksuar se nëse shikohet inflacioni që ishte në 12 muajt e fundit edhe vazhdon të jetë edhe sot, nënkupton automatikisht ulje të pagave.

Bajrami ka theksuar se si parti kanë propozuar që vlera e koeficientit të ishte 125 euro.

“Në bazë të informata që kemi ne, ky ligj i ka thelluar dallimet. Me këtë ligj të pagës është prekur edhe sektori i drejtësisë, janë ulur pagat në universitetet publike, etj.”, ka thënë tutje ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviq tashmë është shumë pranë rikthimit në fushë. Suedezi…