Ademi: Kosovare Asllani më 17 shkurt do të vijë në Kosovë

09 shkurt 2023 | 15:41

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka konfirmuar se Kosovare Asllani do të vijë në Kosovë më 17 shkurt, datë kur vendi ynë mbush 15 vite të pavarësisë. Numri i FFK-së, është takuar me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Gjatë këtij takimi Ademi ka njoftuar se është diskutuar për bashkëpunimin e ndërsjellë, si dhe ka konfirmuar se futbollistja nga Kosova me famë botërore që përfaqëson Suedinë, Kosovare Asllani do të vijë në Kosovë për 17 shkurt si ambasadore e shpresës së mirë të UNICEF-it. Asllani do të qëndrojë në vend për disa orë sipas agjendës dhe protokollit të UNICEF-it.

“Me kënaqësi prita në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, në selinë e FFK-së. Gjatë këtij takimi diskutuam për bashkëpunimin e ndërsjellë si dhe për ardhjen e futbollistes me famë botërore, Kosovare Asllani, me misionin të UNICEF-it. Futbollistja me prejardhje nga Kosova është ambasadore e shpresës së mirë të UNICEF-it dhe do të jetë në Kosovë më 17 shkurt. UNICEF-i, bashkë me Ambasadën Suedeze dhe FFK-në do të organizojnë pritjen për futbollisten e Kombëtares suedeze, e cila luan për skuadrën e Milanit dhe më parë ishte pjesë e Real Madridit. Ajo do të qëndrojë në Kosovë për disa orë sipas agjendës dhe protokollit të UNICEF-it”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj,…