Murati: Me vlerat e koeficientit 125 ose 130 euro do të rëndohej norma tatimore e sektorit privat

09 shkurt 2023 | 15:42

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është shprehur se ka rritje të buxhetit për paga dhe me pas kjo rritje është shpërndarë në Ligjin e Pagave.

Murati ka komentuar edhe vlerat e koeficientit të propozuara nga partitë opozitare, ku ka thënë se nëse merret vlera e koeficientit prej 125 euro, atëherë paga mesatare do të ishte 870 euro, e nëse do të merrej ai prej 130 euro, paga mesatare do të ishte 900 euro.

“Pyetja është se ku merren këto para. Këto para, rëndom merren në sektorin privat, pra taksapaguesit që punojnë në sektorin privat, merret ky tatim. Në sektorin privat paga mesatare është 420 euro”.

“Propozimi i opozitës është që të rëndohet paga në sektorin privat e të rritet paga mesatare në sektorin publik”, është shprehur Murati.

Më tutje, Murati ka thënë se brenda kufijve ekzistues, pa pasur nevojë të rritet norma tatimore, vlera e koeficientit prej 105 euro është maksimumi i akomodimit.

“Ndërsa, po të kishte koeficient në sektorin privat, atëherë aktualisht ajo do të ishte 60 euro”, është shprehur Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka…