![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/02/CD5DA1DF-1E6B-458D-81B2-A7AD7DFFD973.png)
Aleanca për Shqiptarët i bashkohet Qeverisë LSDM-BDI
09 shkurt 2023
| 22:24
Kryetari i Aleancës për Shqiparët, Arben Taravari njoftoi se kanë vendosur të jenë pjesë e Qeverisë.
Taravari njoftoi se ASH-ja do drejtojë me dy ministri, të Drejtësisë dhe të Shëndetësisë, ndërsa tha se po bisedohet për marrjen e zv. kryeministrit për Çështje Ekonomike ose Ministrinë për Administratë dhe Shoqëri Informatike.
Ai tha se ASH në shumicën e re do të ketë edhe zv. ministrin e Mbrojtjes dhe zv. ministrin e Bujqësisë.
Taravari theksoi se nesër përsëri do të ketë takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski me të cilin do të nënshkruajmë një marrëveshje që e kemi të gatshme.