Edhe Haaland, De Bruyne dhe Kane në mbështetje për viktimat e tërmetit në Turqi

09 shkurt 2023 | 23:26

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland, futbollisti belg Kevin De Bruyne dhe ylli anglez Harry Kane, gjithashtu morën pjesë në fushatën e fanellave të nënshkruara të organizuar nga futbollisti turk Merih Demiral për viktimat e tërmetit në Turqi.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Demiral falënderoi futbollistët, Ilkay Gündogan dhe Emre Can, të cilët ndihmuan në procesin e marrjes së fanellës së firmosur nga Erling Haaland.

Të gjitha të ardhurat nga shitja e fanellave në ankand do t’i dhurohen Shoqatës së Dudes për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Turqi.

Më poshtë keni postimet:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas miratimit në parim (në lexim të parë) në pjesën…