Hapen konkurse në ndërmarrjet publike

10 shkurt 2023 | 08:29

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar në faqen zyrtare për konkurset e punësimit në ndërmarrjet publike qendrore.

Konkurset janë për në Telekom, Trepçë, Infrakos, Kompaninë Rajonale e Ujitjes “Radoniqi-Dukagjini”, Kompaninë  Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” dhe Kompaninë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë.

“Ndërmarrjet tona publike kanë nevojë për profesionistë me integritet, dedikim e aftësi për t’u siguruar që ato arrijnë potencialin e tyre të plotë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vështrimin në frëngjishte (1897) me titull Gjuha e bijve…