Elshani: Të krijohet një Qendër Kombëtare për menaxhimin e trafikut rrugor

27 korrik 2018 | 15:48

Profesori universitar, Driart Elshani, ka propozuar krijimin e një Qendre Kombëtare për menaxhimin e trafikut rrugor.

Sipas tij, kjo qendër do të kishte efekt pozitiv në zvogëlimin e aksidenteve në trafik.

“Propozoj krijimin e një Qendre Kombëtare për menaxhimin e trafikut rrugor si kjo në foto. Siguria në komunikacion do të rritej dukshëm si rrjedhojë e monitorimit të pandërprerë. Intervencionet kishin për t’u bërë sipas nevojës. Efektet do të ishin imediate. Siguria mbi të gjitha”, ka shkruar Elshani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Driart Elshani mban titullin doktor i shkencave kompjuterike.

/Epoka e re/

Fotografia e Driart Elshani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, nëpërmjet një deklarate, ka…