Gazetari serb: Serbët e Kosovës të lirohen nga Beogradi, jo nga Prishtina

10 shkurt 2023 | 11:06

Kolumnisti Dejan Iliq, duke kritikuar qeverisjen 100 ditëshe të Qeverisë së Serbisë, ka thënë se serbët në Kosovë duhet të përpiqen të jetojnë vetëm dhe se “ne duhet t’i drejtohemi vetes”.

“Ndoshta serbët në Kosovë duhet të çlirohen nga Beogradi dhe jo nga Prishtina”, tha ai për N1.

Ai tha se në Serbi “nuk ka as qeveri, as institucione, as asgjë…Ne jemi varrosur në të njëjtin pozicion për dekada, çfarë qeverie e zezë”.

Duke komentuar deklaratën e kryeministres serbe Ana Bërnabiq se 100 ditët e qeverisjes së saj kaluan nën hijen e tensioneve në Kosovë, Iliq tha: “Ne kemi 30 vjet që jetojmë nën hijen e tensioneve në Kosovë”.

Ai iu referua edhe situatës në Kosovë, duke thënë se “në shkolla u mësojmë fëmijëve se shqiptarët janë një fis i egër, një gjysmë mes kafshëve dhe njerëzve dhe tani këta njerëz duhet të jetojnë me ne, pse të jetojnë me ne”.

“Thuaju atyre njerëzve të përpiqen të jetojnë vetëm dhe ne duhet t’i drejtohemi vetes”, thotë ai.

Iliq, i pyetur nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka pranuar planin e ri evropian, thotë se me çudi i shikon bisedimet për këtë marrëveshje.

“Ajo marrëveshje nuk është asgjë e re… nuk do të zgjidhë asgjë, sepse aty nuk përmendet njohja e Kosovës dhe flitet turbull për hyrjen e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, jo duke specifikuar se cilat”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Supermodelja e njohur Angela Martini di gjithmonë si ta rrëmbejë…