Mbi 1 mijë çifte u shkurorëzuan në Kosovë gjatë vitit të kaluar

27 korrik 2018 | 15:57

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë” për vitin 2017.

Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2017 nga Gjykatat Themelore të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej 1 072 fleta statistikore për shkurorëzime SHK-1.

Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2017 janë raportuar të shkurorëzuar 1 072 çifte.
Prej tyre, meshkuj të përkatësisë shqiptare ishin 97.5 për qind, serbe 0.3 për qind, turke 0.2 për qind, boshnjake 0.6 për qind, rome, ashkali dhe egjiptiane 0.7 për qind dhe të tjerë 0.7 për qind.
Femrat e shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: shqiptare 84.0 për qind, serbe 0.5 për qind, turke 0.2 për qind, boshnjake 0.8 për qind, rome, ashkalike dhe egjiptiane 0.8 për qind dhe të tjerë 13.7 për qind.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti i parë me 13.4 për qind, viti i dytë me 13.2 për qind dhe me më pak se një vit 9.6 për qind e të shkurorëzuarve.

Shkurorëzimet sipas grupmoshave, dominonin femrat e moshës 25-29-vjeçare me 230 shkurorëzime, ose 21.5 për qind, kurse te meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeç me 228, ose 21.3 për qind.
Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie është 332, ose 31.0 për qind, kurse e meshkujve 390, ose 36.4 për qind.

Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 68.9 për qind, pastaj vijnë me dy fëmijë me 11.2 për qind dhe me tre fëmijë me 9.1 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Monaco ka zyrtarizuar blerjen e Aleksandr Golovin nga CSKA e…