Alvesi ndryshon deklaratën për herë të katërt në rastin për përdhunim

10 shkurt 2023 | 13:05

Përkeqësohet çdo ditë e më shumë situata me Dani Alvesin, i cili ndodhet në burg dhe i akuzuar për përdhunim. I përballur me shumë gjetje dhe prova të reja, Alvesi ka ndryshuar disa herë deklaratën e tij, gjë që ndikon keq në gjendjen e tij dhe tani ai e ka ndryshuar deklaratën për herë të katërt.

Ndonëse më herët ka mohuar se ka pasur marrëdhënie, tani e ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me vajzën që e akuzoi.

Alvesi dyshohet se në tri deklaratat e mëparshme ka mohuar se ka pasur depërtim për ta fshehur tradhtinë ndaj gruas së tij Joana Sanz, e cila së fundmi e ka vizituar në burg, duke mohuar mediet që kanë njoftuar se ajo do të divorcohet. Alvesi në deklaratën e tij të parë ka thënë se nuk e njeh gruan që e ka akuzuar për përdhunim, më pas ka thënë se ka pasur vetëm prekje dhe tani ka ndryshuar tërësisht deklaratën.

Prandaj, në rast se shpallet fajtor, do të dënohet me 12 vjet burg. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 31 dhjetor të vitit të kaluar, kur Dani Alves shkoi me miqtë në një klub nate në Barcelonë. Të nesërmen ai udhëtoi për në Meksikë, ku luajti për Pumasin e tij, por shpejt u arrestua.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat…