Mehaj: Operacioni i kërkim-shpëtimit të FSK-së në Turqi po vazhdon, ekipit i janë shtuar edhe 6 pjesëtarë

10 shkurt 2023 | 13:35

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se është duke vazhduar operacioni i kërkim-shpëtimit nga pjesëtarët e FSK-së në provincën Hatay të Turqisë.

Mehaj ka thënë se kontigjentit të FSK-së i janë bashkuar edhe gjashtë pjesëtarë të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të ardhur nga Kosova, ku bashkë me organizatën AKUT janë duke vazhduar kërkimet për të mbijetuarit e mundshëm nën rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe.

“Specialistët e kërkim-shpëtimit urban, ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të FSK-së me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës”, ka shkuar Mehaj në “Facebook”.

Më tutje, ai ka thënë se orët në vijim janë vendimtare për personat që mund të jenën nën rrënojat e shtëpive dhe ndërtesave të cilat janë shkatërruar nga tërmeti 7.8 shkallë të rihterit që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën.

Kujtojmë se deri më tani, si pasojë e tërmetit, në Turqi e Siri kanë vdekur mbi 21 mijë njerëz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kemi arritur të identifikojmë zëra, të cilët kanë ardhur nga…