Abdixhiku takon studentët e Fakultetit të Mjekësisë: Kosova ta trajtojë me urgjencë ikjen e stafit shëndetësor

10 shkurt 2023 | 13:55

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku  është takuar të premten me studentë të Fakultetit të Mjekësisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Abdixhiku ka bërë me dije se gjatë takimit kanë folur për kushtet e studentëve dhe pritjet për të ardhmen.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se studentët meritojnë një shtet që u jep të ardhme të mirë.

“Këtë mëngjes, takova studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Secili me përkushtim të dalluar në rrugën profesionale që ndjekin. Folëm për kushtet e tyre sot e pritjet e tyre për nesër. Ikja e stafit shëndetësor nga Kosova është bërë problem kombëtar i yni. Këtë problem Kosova duhet ta trajtoj me urgjencë. Paga më të larta, sigurime shëndetësore sa më parë, e investime kapitale në nivel dyfish më të lartë, mbesin zgjidhje të pazëvendësueshme sot. Të tillët si këta që i takova, meritojnë një shtet që u jep të ardhme të mirë. Kosova ndërsa, i meriton si gjeneratë në ardhje në shëndetësi”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pranë pllakës përkujtimorëve të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt me…