Tadiqi: Nëse e pranojmë planin franko-gjerman një gjeneratë e re pas 10 vjetësh mund të nxis luftëra

10 shkurt 2023 | 14:01

Ish-presidenti i Serbisë Boris Tadiq, ka thënë se pranimi i planit franko-gjerman bartë me vete një rrezik.

“Pas dhjetë vjetësh ‘do të vijë një brez hakmarrës’ dhe do të votojë për politikën më të keqe dhe luftërat e reja”, ka thënë Tadiqi gjatë një interviste në televizionin serb “N1”.

Sipas ish-presidentit serb, bota është bërë një vend më i rrezikshëm për të jetuar pas vendimit të ShBA-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vendimit të paqartë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në këtë drejtim.

Sipas tij, Serbia nuk duhet ta pranojë planin franko-gjerman.

Plani evropian siç ka rrjedhur në media, Tadiqi ka thënë se nënkupton “pranim të prekshëm” të anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në rast se kjo ndodh, Tadiqi ka thënë se do të ishte “krejtësisht e parëndësishme” se a njeh Serbia shtetin e pavarur të Kosovës.

“Le të supozojmë se Aleksandër Vuçiq e pranon propozimin. Kush do të dëshirojë më të hyjë në BE? Kush do të votojë për anëtarësim në BE, kush do ta shantazhojë Serbinë? Ne tashmë kemi më pak se 50 për qind mbështetje popullore për BE. Mendoj se Vuçiqi ka më pak fuqi unë, se unë i kam thënë ‘Jo’ Angela Merkelit”, ka thënë Tadiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FIFA ka shpallur 3 finalistët e nominuar për çmimin e…