Deputeti i PDK-së: Besoj se s’do të kemi kurrë kryeministër më antiamerikan se Kurti

10 shkurt 2023 | 15:45

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka kërkuar që opozita ta mbështes atë në procesin e dialogut.

Në “Facbook”, Kastrati ka shkuar se secili kryeministër i Kosovës që çon ujë në mullirin e Rusisë do të jetë vetëm.

Sipas tij, Kosova kurrë nuk do të ketë kryeministër me antiamerikan.

“Jo vetëm Kurti, por cilido kryeministër që çon ujë në mulli të Rusisë (siç po bën Kurti) gjithmonë ka me qenë vet. Çdo kryeministër që del kundër ShBA-së (sponsorit kryesor të shtetit tonë ) gjithmonë ka me qenë i vetëm. Shyqyr që s`kemi pas e besoj nuk do të kemi as në të ardhmen kryeministër më antiamerikan se Kurti. Pa amerikanët që thotë një fjalë ‘as qeni nuk na han’ e me Kurtin po shihet që çdo ditë jemi më larg orbitës euroatlantike dhe më afër asaj lindore”, ka shkruar Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tërmeti i fuqishëm që preku Turqinë bëri që e gjithë…