Icardi premton se do realizojë dëshirën e vogëlushit që qëndroi 87 orë nën rrënoja

10 shkurt 2023 | 16:31

Tërmeti në Turqi ka lënë gjurmë të mëdha dhe kjo situatë nuk ka kaluar pa prekur edhe “botën” e futbollit.

87 orë nën rrënoja e kthyen jetën e tij përmbys, pasi historia e Kadirit të vogël nuk kaloi pa u vënë re nga idhulli i tij, Mauro Icardi.

Kadiri është një tifoz i i Galatasarayt, djali turk i rrëfeu mjekut që po e kontrollonte pas rikuperimit se donte një fanellë me autograf të sulmuesit argjentinas.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe reagimi i Icardit dhe ai ka premtuar fanellën për Kadirin e vogël.

“Kadir i vogël, shpresoj të të shoh së shpejti që të të jap fanellën time dhe të të përqafoj fort”, ka shkruar sulmuesi në “Instagram”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të…