Mitrovica ndalon shitjen e alkoolit dhe duhanit për personat nën 18 vjeç

27 korrik 2018 | 16:51

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës ka marrë vendim që të ndalohet shitja e pijeve alkoolike dhe duhanit për personat nën 18 vjeç.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të dërguar nga kjo drejtori.

“Bizneset janë të obliguara që të vendosin njoftimin se për personat nën moshën 18 vjeçare nuk do të shërbehen pijet alkoolike dhe duhani”, është thënë në njoftim e kësaj drejtorie.

Kjo drejtori ka theksuar se bizneset që nuk do ta respektojnë vendimin në fjalë do të përballen me masa ndëshkuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka bërë me dije se të…