Flaka Loxha e argjendtë në Bullgari

11 shkurt 2023 | 22:34

Xhudistja kosovare Flaka Loxha fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Dardan Cena zuri vendin e pestë në garën “European Open” për seniorë, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Loxha shënoi tri fitore dhe një tjetër pa luftë, në kategorinë -57 kg, kurse Cena realizoi tri fitore dhe dy humbje në kategorinë -73 kg.

Të dy u ndalën në luftërat për medalje të artë dhe të bronztë. Loxha fitoi 70 pikë olimpike Paris 2024, Cena 36.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë, Fatos Klosi ka…