Nga java e ardhshme, mot më i mirë

12 shkurt 2023 | 08:25

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët. Gjatë ditës priten kushte për reshje të pakta bore apo shiu në vise më të ulëta.

Nga e hëna parashihet të mbajë mot i thatë, me diell e vranësira, ndërsa temperaturat gradualisht shënojnë rritje.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -5C e -2C. Maksimalet nga 3C e 4C në fundjavë, shënojnë rritje graduale deri në 6C e 7C në fillim të javës vijuese.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 2-8m/s, të dielën me hove deri në 12m/s.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera shumë të larta me tendencë të rritjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 10 shkurt 2023 u shënua 125-vjetori i shkrimtarit e…