11 vjet nga tragjedia e Restelicës

12 shkurt 2023 | 08:56

11 vjet më parë ndodhi një tragjedi në Restelicë, fshat në komunën e Dragashit. Si pasojë e rënies së ortekut të borës patën humbur jetën 10 banorë të këtij fshati, të gjithë të një familjeje.

Nga kjo fatkeqësi natyrore janë shkatërruar dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i ka mbijetuar atëkohë vetëm 7-vjeçarja Amsera Reka, e cila tashmë jeton te të afërmit e saj. Asaj i kanë vdekur babai, nëna, vëllai dhe gjyshërit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësit e çështjeve politike në Kosovë kanë konsideruar se plani…