“Nuk ka talent”, Donald Trump nuk kursehet ndaj Rihanna

12 shkurt 2023 | 19:35

Donald Trump ka sulmuar ashpër këngëtaren Rihanna, në prag të performancës së saj në spektaklin e pushimit të ndeshjes së SuperBowl.

Ish-presidenti amerikan shkroi në rrjetin social “Truth Social”: “Pa stilistin, ajo do të ishte një hiç. Nuk ka asgjë të mirë dhe NUK KA TALENT!”.

Rihanna do të kthehet në skenë pas 7 vitesh dhe duket se Donald Trump ka pritur këtë rikthim që t’i kundërpërgjigjet këngëtares së famshme për deklaratat që ajo ka bërë në vitin 2019. Atëherë, në një intervistë për revistën “Vogue”, Rihanna e quajti Trumpin “njeriun më të sëmurë mendërisht në Amerikë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u zhytur në ujërat e akullta që rrethojnë Skandinavinë,…