Boston ruan kreun në Lindje, Toronto fiton në fund

13 shkurt 2023 | 11:35

Dy ndeshje të luajtura në NBA. Ekipi i Boston Celtic fitoi me rezultat 119-109 ndaj Memphisit, duke mbrojtur vendin e parë në Konferencën e Lindjes.

Një ndeshje ku kolektiviteti i Bostonit ishte çelësi i fitores, pasi 8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Derrick White me 23 pikë e 10 asistime ishte shënuesi më i mirë, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Ja Morant për miqtë.

Fitore në frymën e fundit korri skuadra e Torontos, që mposhti me rezultat 119-118 Detroitin, në një takim me shumë rivalitet dhe emocione, madje dramatik në fundin e tij. Fred VanVleet me 35 pikë e Pascal Siakam me 28 pikë bënë diferencën në parket për kanadezët, ndërsa 33 pikët e Bojan Bogdanoviq për Detroitin mbetën për statistikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me futbollistin Dardan…