Guardiola: Besoj se Haalandi do të jetë gati ndaj Arsenalit

13 shkurt 2023 | 12:15

Erling Haaland luajti vetëm një pjesë të lojës ndaj Aston Villës dhe me pas u zëvendësua nga trajneri Pep Guardiola. Trajneri spanjoll ka thënë se ai pësoi një lëndim, por se beson që do të jetë i gatshëm për derbin ndaj Arsenalit.

“Haaland pësoi një goditje dhe nuk doja të rrezikoja, pasi po fitonim 3-0 dhe e zëvendësova. Ai luajti një pjesë loje dhe bëri një paraqitje të mirë. Tani do të monitorojmë gjendjen e tij dhe të shohim, pasi përpara kemi një ndeshje të vështirë ndaj Arsenal. Unë besoj se ai do të jetë gati për ndeshjen ndaj Arsenal, por të shohim. Nuk kemi shumë lojtarë në dispozicion në këto momente dhe dëmtimet kanë qenë të shumta. E rëndësishme është të mos pësojmë dëmtime të tjera”, ka deklaruar Guardiola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani do të përballet nesër (e martë) Tottenhamin, në kuadër…