Tahiri: Pse Kurti nuk dha dorëheqje si rrugëdalje, por pranoi propozimin e BE-së pa njohje reciproke?

13 shkurt 2023 | 16:02

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti, i cili të hënën në Kuvend, ka thënë se ka pranuar planin franko-gjerman pa njohje reciproke.

Tahiri është shprehur e çuditur se pse Kurti nuk e ka konsideruar dorëheqjen e tij nga pozita e kryeministrit si rrugëdalje nga presioni ndërkombëtar për pranimin e planit.

“Kurti sot tregoi në Parlament së ka qenë i detyruar ta pranojë planin pa njohje reciproke për shkak se nuk pasur rrugëdalje tjetër, duke treguar se qëndrimi i ndërmjetësuesve ndërkombëtar ka qenë i llojit ‘merre ose leje’. Është për çudi që Kurti nuk e ka konsideruar si rrugëdalje nga kjo situate dorëheqjen e tij nga pozita e kryeministrit. Kur nuk mund të realizosh vullnetin e popullit si udhëheqës, që në këtë rast njohja reciproke në marrëveshjen finale me Serbinë, atëherë dorëheqja është zgjidhja që ua dëshmon ndërkombëtarëve që je udhëheqës që realizon vullnetin e popullit e jo të kundërtën!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të…