Kurti e lëshon seancën e Kuvendit, deputetët shkojnë në pauzë derisa ai të kthehet

13 shkurt 2023 | 16:06

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë për një orë, pasi kryeministri Albin Kurti e la seancën ku po diskutohej për dialogun me Serbinë.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri parashtroi propozimin për pauzë me kushtin që do të kthehet Kurti.

“Ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike propozojmë që të shkojmë në pauzë, me kushtin që do të na kthehet edhe kryeministri mbrapa që të diskutojmë me të, sepse kjo është seanca e parë që ne si parti opozitare e ftojmë kryeministrin”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka thënë se ka shumë deputetë të paraqitur për diskutim.

“E kemi pjesën tjetër të qeverisë këtu, edhe pse nuk është kryeministri”, ka thënë ajo.

Pavarësisht kësaj, Bogujevci është dashur të pajtohej me këtë kërkesë, pasi edhe partitë tjera opozitare i janë bashkuar PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franck Kessie mund të rikthehet sërish në Itali, por jo…