Reprezentuesi çek: Nuk dua të fshihem, jam homoseksual (video)

13 shkurt 2023 | 17:15

Reprezentuesi i Çekisë, Jakub Jankto, me anë të një videoje ka folur rreth orientimit të tij seksual.

Jankto me këtë rast publikisht e ka pranuar se është homoseksual. “Unë jam homoseksual dhe nuk dua të fshihem më”, tha ndër të tjera ai. Reprezentuesi çek theksoi se dëshiron të jetojë pa dhunë por me dashuri.

“Kam një punë që prej vitesh e bëj sa më mirë, me seriozitet, profesionalizëm dhe pasion. Si gjithë të tjerët, edhe unë dua ta jetoj jetën time në liri pa frikë, pa paragjykime, pa dhunë, por me dashuri”, theksoi ai.

27-vjeçari luan aktualisht tek Getafe, i cili ka kaluar aty nga ekipi Sparta Praga, në formë huazimi.

 

https://twitter.com/jakubjanktojr/status/1625117590182928384?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1625117590182928384%7Ctwgr%5E68e2269bd3d70434db9b16f96c950286cb3d55d9%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Freprezentuesi-cek-nuk-dua-te-fshihem-jam-homoseksual-video%2F

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse 36-vjeçar, Olivier Giroud nuk e ka ndërmend të…