Kiqina prezantohet te KF Erzeni

14 shkurt 2023 | 11:10

Sulmuesi Sokol Kiqina dhe drejtuesit e klubit të futbollit Erzeni kanë rënë dakord që sulmuesi në fjalë të firmosë për një sezon me ekipin e futbollit Erzeni të qytetit të Shijakut.

Sulmuesi 20-vjeçar i lindur në qytetin e Drenasit, së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Llapit, në Kosovë ku ishte transferuar nga skuadra e Feronikelit dhe tashmë për herë të parë do të jetë pjesë e ekipit të futbollit Erzeni në kategorinë “Abissnet Superiore”.

Sokol Kiqina në pozicionin e tij në fushën e blertë të lojës luan si sulmues i majtë, gjithashtu dhe në majë të sulmit dhe është një vlerë e shtuar në këtë repart.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vashat e Përfaqësueses A të Kosovës në futboll kanë arritur…