Ramosi: Për të fituar Ligën e Kampionëve duhet të mposhtni më të mirët

14 shkurt 2023 | 11:18

Sergio Ramos e ka komentuar ndeshjen e radhës që PSG-ja e zhvillon në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi spanjoll e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin  radhës, duke thënë se për të fituar Ligën e Kampionëve duhet të mposhten skuadra siç është Bayern.

“Kur mendoj për Bayernin, mendoj për ditën kur shënova kundër tyre në 2014. Sigurisht, ne e dimë se ata janë një nga skuadrat më të mira me të cilat mund të përballemi. Është një sfidë e madhe, por nëse kualifikohemi do të ishte një mesazh shumë pozitiv për të gjithë. Për të fituar Ligën e Kampionëve duhet të mposhtni më të mirët dhe Bayern është mes tyre çdo vit”, ka thënë Ramos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka thënë dje se Rusia…