Denveri nuk ndalet në Perëndim, humbasin Lakersat, Dallasi dhe Miami

14 shkurt 2023 | 11:41

Fitorja e 40-të sezonale për ekipin e Denverin, që mposhti me rezultat 112-108 Miami dhe konsolidon pozitat në krye të renditjes në Perëndim.

Shtatë lojtarë të Denverit realizuan mbi 10 pikë, ku sërish më i miri ishte Nikola Jokiq, me 27 pikë e 12 rebound. Tjetër humbje për Lakersat, që u mundën me rezultat 127-115 nga Portlandi. Damian Lillard me 40 pikë ishte më i miri për vendasit. Humbja e dytë radhazi për Dallasin që u mund me rezultat 124-121 në shtëpi nga Minnesota.

Edwards me 32 pikë ishte lider në fushë për miqtë, i mbështetur mirë edhe nga skuadra, ndërsa loja e Dallasit u fokusua te dyshja Irvng-Donqiq, që së bashku realizuan 69 pikë. Skuadra kampione e Golden State, falë 29 pikëve të Wiggins e 27 të Thompson, mundi me shifrat 135-126 Washingtonin.

Vendimtare në këtë fitore edhe 48 pikët e ardhura nga stoli. Fiton edhe Philadelphia, që mundi me rezultat 123-104 Houstonin me trion Embiid-HardenMaxey, që së bashku realizuan 77 pikë.

Rezultatet

Charlotte – Atlanta                  144-138
Cleveland – San Antonio        117-109
Indiana – Utah Jazz                117-123
Philadelphia – Houston         123-104
Miami – Denver                       108-112
New York – Brooklyn              124-106

Chicago – Orlando                     91-100
Oklahoma – New Orleans        100-103
Dallas – Minnesota                   121-124
Golden State – Washington    135-126
Portland – Lakers                      127-115

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar Milazim Krasniqi ka thënë se Kosova është i…