Sizmologu Shemsi Mustafa: Në Kosovë nuk kishte tërmet

14 shkurt 2023 | 14:59

Sizmologu Shemsi Mustafa ka kërkuar që të mos krijohet panik për tërmet, pasi sipas tij, në Kosovë nuk pati tërmet.

“Ju lutemi. Mos të krijohet panik tek qytetarët, me tituj me të dhëna jo të sakta. Në Kosovë nuk kishte tërmet. Tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë se liruar dhe përhapjes nëpër mjet valëve sizmike kap distancë deri 500km”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avni Aziz Rexhepi nga fshati Prelloc, Komuna e Skenderajt shpall…